Gjiko festoi të dje (3 janar) 29-vjetorin e lindjes. Dhe në këtë ditë ai vendosi që në vend se të priste dhurata nga të tjerët t’i bënte vetes një të tillë.

Reperi i famshëm zgjodhi të blinte një makinë luksoze Porsche Cayenne.
Duke uruar veten për ditëlindje ai, publikoi një foto me makinën në Instagram ku shkruan: “Lumturia është aroma e një makine të re. Gëzuar Ditëlindjen Gjiko.”
Ndërsa bashkëshortja e tij Elita Rudi e uroi duke publikuar një foto me të ndërsa putheshin ku shkroi: “Gëzuar ditëlindjen burri i jetës time, mbreti i kështjellës time dhe bashkëshorti i shpirtit tim !! Të duam shumë.”


