21 Tetor, 2020

“Gjeta paqen dhe qetësinë që se kisha provuar ndonjëherë”- Demi Lovato përballon ndarjen nga i fejuari Max Ehrich duke folur me alienët


Pas ndarjes nga i fejuari Max Ehrich, Demi Lovato kërkon pak qetësi dhe paqe në jetën e saj.

Dhe përmes një postimi në Instagram, këngëtarja zbuloi se e gjeti këtë përmes kontaktit me alientët.

Ylli i popit publikoi video të qiellit gjatë natës dhe objekte të paidentifikuara fluturuese, me mbishkrimin: “Ditët e fundit i kam kaluar në Joshua Tree me Dr. Steven Greer dhe ekipi i tij CE5.”

Dr. Steven Greer është një nga autoritetet më të shquara të botës mbi temën e UFO-ve,  inteligjencës jashtëtokësore dhe krijimin e kontakteve me alienët.

Këngëtarja u shpreh se gjatë dy muajve të fundit ka gërmuar thellë në shkencën e vetëdijes dhe ka përjetuar paqe dhe qetësi që nuk e njohur kurrë më parë.

“Gjithashtu kam qenë dëshmitare e pamjeve të pabesueshme në qiell. Ky planet është në një rrugë shumë negative drejt shkatërrimit, por ne mund ta ndryshojmë atë së bashku. Nëse do të mund të bënim që 1% e botës të meditonte për të krijuar kontakte me jashtëtokësorët, mund t’i detyronim qeveritë tona që të pranojnë të vërtetën rreth jetës jashtëtokësore dhe të ndryshojmë zakonet tona shkatërruese për planetin,”- shkroi Demi Lovato.

Më pas këngëtarja inkurajoi ndjekësit e saj që të shkarkojnë aplikacionin.

“Komunikim të mbarë,”– përfundoi Demi Lovato.

Ajo nuk është personazhi i vetëm i famshëm që ka provuar këtë eksperiencë, midis tyre është edhe Post Malone.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al