Këngëtari Chris Brown është duke jetuar një moment shumë të mirë në karrierën e tij pasi lançoi 12 këngë të reja për fansat si një dhuratë për festat e fundvitit. Përtej projekteve muzikore dhe risive, ai është i angazhuar edhe në nisma bamirësie. Së fundmi 28-vjeçari ka dhuruar 50 mijë dollarë për një shkollë në Gjeorgji, duke ua zbukuruar Krishtlindjet fëmijëve të asaj shkollë që tani do kenë kushte shumë herë më të mira.


