18 Maj, 2022

Gjesti human i Miranda Kerr dhe themeluesit të SnapChat, Evan Spiegel: U ndryshuan jetën rreth 285 studentëve


Studentët në Kolegjin e Artit dhe Dizajnit Otis, në Los Anxhelos, morën një dhuratë bujare diplomimi nga bashkëthemeluesi i Snapchat, Evan Spiegel dhe bashkëshortja e tij, modelja Miranda Kerr.

miranda kerr evan spiegel5

Shkolla çifti do shlyejë borxhin studentor të nxënësve që u diplomuan në vitin 2022, tha Kolegji Otis në një deklaratë.

Donacioni u bë përmes Fondit të Familjes Spiegel.

“Kolegji i Artit dhe Dizajnit Otis është një institucion i jashtëzakonshëm që inkurajon krijuesit e rinj të gjejnë zërat e tyre artistikë dhe të lulëzojnë në një sërë industrish,” thanë çifti në një deklaratë.

miranda kerr evan spiegel2

Më pas shtuan: “Është një privilegj për familjen tonë të mbështesë të studentët e diplomuar, dhe ne shpresojmë se kjo dhuratë do t’i fuqizojë të ndjekin pasionet e tyre, të kontribuojnë në botë dhe të frymëzojnë njerëzimin për vitet në vijim.”

Miranda Kerr, CEO i markës së bukurisë KORA Organics, dhe Spiegel morën të dy grada nderi nga shkolla gjatë ceremonisë.

miranda kerr evan spiegel3

“Otis është jashtëzakonisht mirënjohës për këtë dhuratë historike nga Miranda Kerr dhe Evan Spiegel, e cila do të ndryshojë jetën e këtyre studentëve dhe familjeve të tyre”, tha Charles Hirschhorn, President i Kolegjit Otis.

Sipas Los Angeles Times, rreth 285 studentë u diplomuan nga Otis këtë vit.

miranda kerr evan spiegel miranda kerr evan spiegel4

© Panoramaplus.al