28 Prill, 2022

“Gjërat vërtetohen jashtë”- Arbër Sulastrova flet për miqësinë me Ilir Shaqirin dhe jetën e tij private: Ja gabimi i BBV që e dashura s’ma fal


Tenisti Arbër Sulastrova u bë pjesë e “Big Brother VIP” këtë edicion. Ndonëse rrugëtimi i tij zgjati vetëm pak javë ai krijoi miqësi të mirë me disa nga banorët aty, duke përfshirë edhe fituesin e formatit Ilir Shaqirin.

Ish-banori ka folur në një intervistë në lidhje me miqësinë që ka jashtë shtëpisë së “Big Brother” me Ilir Shaqirin. Ai shprehu se miqësia e tyre nisi brenda katër mureve, por jashtë është kthyer në “miqësi me këmbë në tokë” dhe beson se do të vazhdojë gjatë.

“Ne u njohëm brenda katër mureve me Ilirn, një shoqëi në ajër, tani u bë me kënbë në tokë shoqëria dhe besoj se do të vazhdojë. Sepse aty është një burg luksoz, le të themi që ti je nën presion të shumë gjërave, nuk je 100% i lirë. Gjërat vërtetohen kur del jashtë. Jo vetëm miqësitë por edhe situata të tjera të caktuara në lidhje me karakterin e personave.”- tha ai në “Ftesë në 5.”

Gjithastu ai foli për lajmin që u hap me shpejtësi në disa media sociale ditën e sotme, se Ilir Shaqiri dhe partnerja e tij do i drejtohen altarit këtë të shtunë.

U raportua se fituesi i i edicionit të parë të “Big Brother Vip” ka zgjedhur një ceremoni në një restorant pranë bregdetit në Durrës.

Megjithatë, “Panorama Plus” kontaktoi gjatë ditës së sotme persona të afërt me Ilirin të cilët e mohuan diçka të tillë. Burimet tona hodhën poshtë këtë lajm duke deklaruar se balerini nuk do e realizojë këtë fundjavë dasmën për të cilën ka folur pak kohë më parë. Të njetën gjë bëri edhe Arbri, i cili mohoi lajmet se ka një dasmë ku nuk i kurseu batutat.

“Muhabeti për dasmën që do të bëhet këtë javë. Në Orikum, fundjavë. Është shaka nuk ka asnjë lloj vërtetësie në këtë gjë. Ne po argëtoheshim me këto lajme.”- tha ai.

Veç dasmës së Ilir Shaqirit, ai u pyet edhe nëse do të ketë ndodnjë gjë të tillë nga ana e tij.

“Do vijë me kohën… Çdo njeri e ka dëshirën, jemi shumë të rinj për dasëm tani. Kështu gjërat shkojnë me kohën.”– shprehu ish-banori.

Një tjetër pyetje për jetën e tij private ishte në lidhje me gabimin në BBV që e dashura e tij ia përmend vazhdimisht.

“Që duhet të isha më, duhet të thoja më shpesh jo. Duhet të isha më drastik në disa situata, siç ishte pjesa e penalizimit që mora zarf të zi. Edhe që duhet të bëja më shumë debate.”- zbuloi Arbri.

 

 

 

© Panoramaplus.al