Është ndarë nga jeta gazetarja, këngëtarja dhe kompozitorja e njohur , Violeta Rexhepagici.

Raportohet se ajo u gjet pa shenja jete në shtëpinë e saj. Lajmi u konformua nga policia e Kosovës.
Ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të ngjarjes.
“Sot rreth orës 09:30 kam marrë informatën se në rrugën “Ferid Dragaj” në Prishtinë, saktësisht në një shtëpi, gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur viktimën femër, e cila ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Aktualisht njësitet policore në koordinim me Prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast”- tha zëdhënsja e policisë Flora Ahmeti për Telegrafin.
E ndjera, e cila njëherësh është edhe motra e Armend Regjepagicit, do të mbahet mend për kontributin e madh që ka dhënë në fushën e gazetarisë.
Violeta për publikun e gjërë shqiptar u bë e njohur me paraqitjet e saja në grupin e muzikës moderne të kohës “Vivien” rreth vitit 1984. Gjatë kësaj kohe, ajo përfaqson për dy herë Kosovën në përzgjedhen e përfaqësueses së Jugosllavisë për “Këngën e Eurovizionit”.
Violeta me vite ka punuar në RTP, pastaj në RTK, ndërsa gjatë viteve të 90′ ishte korrespodente në TV Sky News.
© Panoramaplus.al
