21 Prill, 2025

Gjatë festës së Pashkëve, Hailey Bieber ndan fotot e ëmbla me vogëlushin e saj


Hailey Bieber gjatë festës së Pashkëve publikoi një fotografi të ëmbël në Instagram ku shihej duke përqafuar djalin e saj, Jack.

Në imazhin e ndarë me ndjekësit, 28-vjeçarja mbante të voglin në krahë nën rrezet e diellit, e veshur me një fustan të bardhë me dantella. Jack kishte veshur një këmishë të verdhë me një lepur blu, duke i dhënë një atmosferë akoma më festive momentit.

Hailey ndau gjithashtu një fotografi nga Pashkët e vitit të kaluar, kur ishte ende shtatzënë, duke krahasuar dy periudha të veçanta në jetën e saj me mbishkrimin: “Këtë Pashkë kundër Pashkëve të fundit”.

Që nga ardhja në jetë e Jack në gusht të vitit të kaluar, Hailey ka ndarë herë pas here momente të ëmbla me të birin.

Në mars, ajo festoi shtatë mujorin e tij dhe ndau imazhe të tyre, si dhe një fotografi me Jack në krah gjatë një dite të zakonshme.

Në intervista të fundit, Hailey ka folur për përpjekjet për të balancuar mëmësinë me punën dhe jetën personale. Ajo theksoi rëndësinë e kujdesit për veten, sidomos përmes një rutine të thjeshtë për kujdesin e lëkurës.

Justin Bieber, me të cilin Hailey është martuar që prej vitit 2018, gjithashtu ka publikuar fotografi të Jack në rrjetet sociale.

Në një imazh të fundit, vogëlushi shihej duke u zvarritur në dysheme, i veshur me të verdhë dhe jeshile, ndërsa Hailey ripostoi fotografinë me fjalët: “Fëmija im po rritet kaq shpejt.”

© Panoramaplus.al