17 Nëntor, 2020

Gjashtë vite pa Dr Florin, Landi Hysi prek me fjalët dedikuar mikut të tij


Gjashtë vite më parë, u nda nga jeta këngëtari i famshëm shqiptar Dr Flori.

Ndarja e tij shkaktoi dhimbje të madhe te familjarët, miqtë, kolegët dhe fansat e tij.

Dr Flori la pas një trashëgimi të pasur muzikore dhe këngët e tij të kthyera në hite, do dëgjohen gjithmonë.

Dhe sot, 6 vite pas largimit të tij nga jeta, këngëtari është kujtuar nga miku i tij Landi Hysi.

Ai postoi në Instagram një foto të Dr Florit dhe prekur me fjalët dedikuar për të: “Psherëtij. Ti buzëqesh. Nuk psherëtij më. Kohë idiote. Kujtimi yt, mbetet. 17 Nëntor 2014.”

Gjithashtu, Landi Hysi vazhdon të ruajë raporte të mira me bashkëshorten dhe dy fëmijët e Dr. Florit.

Ai i qëndron shumë afër dhe kujdeset shumë për Kaltrinën dhe Danielin.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al