17 Mars, 2021

Gjashtë muaj pasi mirëpritën në jetë fëmijën e parë, Orlando Bloom dhe Katy Perry martohen?


Katy Perry ka “ndezur” thashethemet se është martuar me Orlando Bloom, pasi u fotografua me një unazë floriri në gishtin e martesës.

Këngëtarja u fotografua krah partnerit të saj në Hawaii të martën.

Ylli i “Pirateve të Karaibeve” mbante në shpinë vajzën e tyre 6 muajshe, megjithëse ishin siguruar që ti mbulonin fytyrën për të mos e zbuluar para kamerave.

Ndërsa nuk ka pasur ende asnjë reagim nga çifti rreth lajmeve se kanë kurorëzuar dashurinë në martesë.

Katy Perry dhe aktori ndodhen prej gati një muaj me pushime në Hawaii.

Fillimisht u fotografua 36-vjeçarja me Dasily duke bërë shëtitje në shkurt, ndërsa Bloom u pa me vajzën e tyre më pak se një javë më vonë.

Familjes iu bashkua edhe djali i aktori, Flynn, të cilin e ka me ish-bashkëshorten, Miranda Kerr.

Bloom dhe Perry, të cilët kohët e fundit blenë një rezidencë me vlerë 14.2 milion dollarë në Montecito, Kaliforni,  mirëpritën vajzën e tyre në gusht 2020 gati një vit pasi u fejuan në shkurt 2019.

Çifti u lidhën në vitin 2016 por u ndanë në mars 2017. Por rindezën sërish romancën e tyre në fillim të vitit 2018 në një udhëtim në Maldive dhe që nga ajo kohë janë bërë të pandashëm.

Perry më parë ka qenë e martuar me Russell Brand nga viti 2010 në deri 2012. Ndërsa Bloom me Kerr nga viti 2010 deri në 2013.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al