23 Tetor, 2024

Gita heroina! Si një qenushe rrezikoi jetën e saj pasi bllokoi trafikun për të shpëtuar të zotin


Një qenushe e quajtur Gita, ka arritur të shpëtojë të zotin e saj, një burrë 84 vjeç i cili ishtë rrëzuar dhe nuk arrinte të lëvizte dot.

Qenushja falë guximit të saj arriti të bllokonte trafikun. I moshuari mbeti i plagosur në një zonë të paarritshme dhe Gita, duke parë se nuk mund të ecte, vrapoi drejt rrugës më të afërt. Sapo arriti në rrugë, kafsha ndaloi në qendër, në përpjekje për të ndaluar makinat që kalonin që kërkonin ndihmë shkruan today.it.

Fatmirësisht në atë moment po kalonte zëvendëssherifi Ëright dhe duke parë qenushen vetëm dhe të shqetësuar menjëherë dyshoi se diçka nuk shkonte.

Fillimisht ai u përpoq t’i afrohej kafshës, duke u përpjekur ta fuste në makinë, por Gita nuk kishte ndërmend të lëvizte.

Kështu, duke folur me banorët e zonës, polici arriti të gjurmojë pronarin e qenushes.

“Kishte diçka që nuk shkonte kështu që oficeri Ëright u kthye te qenushja, e cila e drejtoi atë në një rrugë shumë të pjerrët, deri në një kabinë.

Aty pranë ishte i moshuari në kërkim të ndihmës.

84-vjeçari, përveç kushteve mjekësore që kërkonin marrjen e disa medikamenteve, kishte rënë dhe kishte lënduar këmbën.

Ai kishte qenë atje për orë të tëra dhe nëse nuk do të ishte gjetur mund të kishte pasoja edhe më të rënda. Ne i japim meritën Gitës. Ajo i shpëtoi jetën. Besnikëria dhe heroizmi ne bën të mendojmë se ata janë miqtë më të mirë të njeriut’’, thuhet në shënimin e policisë./ATSH

© Panoramaplus.al