23 Nëntor, 2020

Gigi Hadid tregon ambientin festiv në shtëpinë e saj, teksa pozon me të voglën në krahë


Gigi Hadid ka postuar një seri fotosh me të voglën e saj në krahë, teksa e quan atë shoqen më të mirë që ka.

gigi hadid (6)

Modelja 25-vjeçare e mirëpriti vajzën e saj me Zayn Malik në muajin shtator të këtij viti, por e ka mbajtur larg vëmendjes së publikut,  duke mos i zbuluar as emrin, raporton “Mirror”.

gigi hadid (2)

Duket se modelja ka filluar të jetë më dorëlëshuar, dhe me anë të këtyre pozave ka treguar edhe një pjesë nga përditshmëria e saj tashmë si nënë.

gigi hadid (1)

Megjithatë, në çdo postim me vajzën, Gigi është kujdesur që portreti i saj të mbetet “sekret”.

gigi hadid (9)

Përveç këtyre fotove, ajo ka publikuar edhe disa të tjera, nëpërmjet të cilave tregon ambientin magjik të festave në shtëpinë e saj, në fermë.

gigi hadid (5)

Gigi e kaloi shtatzëninë pikërisht në fermën e familjes dhe bashkë me partnerin e saj, ka vendosur që edhe vajza të rritet në këtë ambient.

gigi hadid (8)

zayn malik1

© Panoramaplus.al