7 Mars, 2022

Gigi Hadid dhuron gjithë të ardhurat nga “Muaji i Modës” për Ukrainën


Edhe super modelja me famë botërore Gigi Hadid ka vendosur që të ndihmojë ukrainasit që aktualisht po përballet me pushtimin agresiv nga trupat ruse nën urdhrin e Presidentit Vladimir Putin.

Përmes një statusi në “Instagram” Gigi shkruan se do të dhurojë të gjitha të ardhurat e saj nga Muaji i Modës në ndihmë të Ukrainës. Gigi ka qenë një nga modelet më në zë të këtyre javëve me paraqitjet e saj nëpër pasarela për shfaqjet kryesore si Michael Kors, Versace dhe Vivienne Ëestëood dhe shumë të tjerë.

Teksa publikoi disa foto të këtyre javëve, ajo shkroi:

“Të kesh një orar të caktuar të Muajit të Modës do të thotë që kolegët e mi dhe unë shpesh prezantojmë koleksione të reja të modës gjatë periudhave zemërthyese dhe traumatike në histori. Ne nuk kemi kontroll mbi shumicën e orareve tona të punës, por do të donim të ‘encim’ për diçka. Duke ndjekur hapat e mikeshës sime dhe koleges time modele @micarganaraz, po zotohem të dhuroj të ardhurat e mia nga shfaqjet e “Vjeshtë 2022” për të ndihmuar ata që vuajnë nga lufta në Ukrainë, si dhe për të vazhduar të mbështes ata që përjetojnë të njëjtën gjë në Palestinë. ”

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gigi Hadid (@gigihadid)

Kujtojmë se i ati i Gigit është nga Palestina dhe prej vitesh si Gigi, ashtu edhe Bella kanë qenë një nga zërat më aktivë në mbrojtje të vendit të tyre. Ato jo vetëm e promovojnë në rrjetet socialë por po ashtu e kanë mbështur edhe me ndihma të ndryshme. Madje, vitin që lamë të dyja u bënë pjesë e protestave kundër sulmit që iu bë vendit të saj të origjinës nga Izraeli.

© Panoramaplus.al