Moderatorja e njohur Dojna Mema feston sot 29 vjetorin e lindjes dhe ka marrë urimin më të bukur për ditëlindje nga partneri i saj, Vlashent Sata.
Këngëtari publikoi një foto të ëmbël krah Dojna Memës dhe shkroi: “Dritë në sy e dritë në zemër! Paç vetëm gëzim ditëlindjeje, për çdo ditë, ashtu si je për mua! Gëzuar e vogla ime e madhe sa nje Botë?”
Çifti janë përfolur prej disa vitesh se ishin në një romancë, por e mohuan deri më 29 dhjetor kur Vlashent Sata publikoi një video me momentet më të bukura me Dojna Memën duke uruar ndjekësit për Vitin e Ri.
“Uroj që ky fundvit t’ju gjejë me zemrën dhe sytë plot dashuri. Gjithçka tjetër do të bëhet më mirë ?”– shkroi ai, duke bërë kështu publike lidhjen me moderatoren.






