18 Gusht, 2021

“Gëzova njëlloj si para 13 viteve”- Arbana Osmani zyrtarisht prezantuese e “Big Brother VIP”, moderatorja zbulon detajet e para të spektaklit të madh


“Big Brother VIP Albania” do të rikthehet në muajin tetor në ekran, kësaj radhe me personazhe të njohur. Në promon e re të “Big Brother VIP”, të publikuar dje nga faqja zyrtare në Instagram e “Top Channel”, dëgjohej zëri i Arbana Osmanit, gjë që u dha fund të gjitha aludimeve se kush do ta drejtojë këtë reality show.

arbana osmani (8)

“Panorama Plus” zbuloi pak ditë më parë edhe tre nga banorët e parë Vip, që janë moderatorja Hygerta Sako, këngëtarja Valbona Mema dhe ish-fituesi i “Big Brother”, Vesel Kurtishaj.

Pas publikimit të promos, Arbana Osmani reagoi për herë të parë në Instagramin e saj, duke shkruar një status emocional, përmes së cilit tregonte se do të jetë sërish prezantuesja e këtij spektakli të madh.

arbana osmani (1)

13 vite më parë, kur isha vetëm 25 vjeç, Tani më besoi drejtimin e spektaklit që do të gozhdonte shqiptarët para ekranit për gati një dekadë.

Dita kur në celularin tim ka ardhur mesazhi i tij ‘Urime për Big brother’ ka qenë një nga ditët më të lumtura të jetës sime, e megjithatë kurrë nuk ma kishte marrë mendja që ‘Big Brother’ do identifikohej aq shumë me mua dhe unë me të, sa që me kalimin e viteve mu bë si mbiemër.

Kur në prill të këtij viti drejtuesit e ‘Top Channel’ më kërkuan drejtimin e formatit pikërisht sepse ‘nuk ka asnjë kuptim nëse nuk je ti’, gëzova njësoj si para 13 viteve, por nuk doja ta ndaja me ju pa filluar puna.

Që atëherë, bashkë me një skuadër fantastike kemi punuar dhe po punojmë çdo ditë për të risjellë në sezonin e ri në ekranin e ‘Top Channel’ programin që prisni prej 4 vitesh.

Me besimin që do te jetë një edicion i paharrueshëm, emocionues, drithërues e dinjitoz, siç e meriton. Shihemi në tetor, me Big Brother Vip,” shkroi moderatorja.

arbana osmani (4)

Arbana zhvilloi një bisedë virtuale në Instastory për të zbuluar më shumë nga detajet përsa i përket spektaklit. Ajo ka treguar se “reality show” do të nisë në tetor në “Top Channel” dhe “Digitalb”.

Big Brother Vip do transmetohet 24 h live në dy kanale në Digitalb. Përmbledhja ditore çdo ditë në ‘Top Channel’. Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë here bashke do kemi jo një, por dy spektakle në javë me emocione të forta si përherë. Këto janë takimet që nuk duhet të humbisni. Transmetimet në ‘Youtube’ do jenë të përzgjedhura”,- zbuloi moderatorja.

arbana osmani (2)

Përsa i përket çmimit të madh, Arbana tregoi se do të jetë 100,000 euro.

arbana osmani (6)

E pyetur nëse do të ketë banorë nga “Për’puthen”, moderatorja ka preferuar që të mos japë detaje derisa të nisë spektakli.

Big Brother VIP është format ndërkombëtar dhe produksioni shqiptar do ndjekë linjat që ndjekin produksionet e ngjashme kudo në perëndim. Që do të thotë, kasti do të zbulohet në një datë të caktuar dhe jo tani”, shkroi ajo.

arbana osmani (1)

Pse nuk është zhvilluar këto 4 vite dhe pse pikërisht tani?”, Arbana ka një përgjigje dhe për këtë pyetje:

Një format televiziv ndodh që të mos zhvillohet për arsye të ndryshme. Ka në botë formate shumë të suksesshme që e lodhin audiencën dhe kanë një stop. Ka formate realizimi i të cilave është shumë i kushtueshëm dhe kostot nuk e justifikojnë suksesin dhe kanë nje stop.

Mendoj që para katër vitesh ‘Big Brother’ ndaloi në momentin e duhur. Ndryshe nuk do ishte gjithë kjo dëshirë për ta riparë. Ashtu siç mendoj që tani janë pjekur te gjitha kushtet për të rifilluar, natyrisht me një vizion të ri dhe ambicje të reja. ‘Big Brother’ është një sipërmarrje gjigande, është një televizon brenda televizionit dhe që në momentin që është vendosur rikthimi i realizimit të formatit, është investuar shumë.

Po ndërtohet një shtëpi me sipërfaqe 1,500m2 ngjitur me studiot e televizionit, është investuar në teknologji për të patur fjalën e fundit të teknikës, në burime njerëzore për të patur profesionistët më të mirë të fushës.

Është një punë në skuadër që të jep veç frymëzim dhe motivim për të punuar. Pritshmëritë janë të mëdha dhe përgjegjësitë akoma më të mëdha”.

 

arbana osmani (5)

arbana osmani, big brother vip (1) arbana osmani eduart grishaj (4) arbana osmani eduart grishaj (2) arbana osmani eduart grishaj (3) arbana osmani, (7) arbana osmani, (2) arbana osmani luana vjollca (6)

© Panoramaplus.al