Familja e dy artistëve të njohur të skenës muzikore Getionjo dhe Mozzik, kanë konfirmuar sot ndarjen nga jeta të gjyshit, (babain e nënës së tyre).

Lajmi është bërë publik përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, ku Getinjo ka ndarë një fotografi nga momentet e fundit pranë të ndjerit, duke shprehur dhimbjen dhe respektin e madh për figurën e gjyshit.

“Allahu e mëshiroftë. Gjyshërit na e këpusin shpirtin,” shkruhej në postim.
Nga ana tjetër reperi Mozzik, teksa ka ndarë me ndjekësit lajmin e trishtë, i ka bërë një dedikim të ndjerit duke shtuar dhe informacion për ceremoninë mortore.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, farefisin, miqtë dhe dashamirët se sot ka ndërruar jetë Bafti Hetemi, baba i nënës sonë, njeri i urtë, i pastër dhe i respektuar. Vorrimi i të ndjerit do të bëhet sot, me datë të sotme, në orën 15:30, në fshatin Sojevë – Ferizaj. Lusim Zotin e Madhërishëm t’ia bëjë varrin dritë dhe t’ia falë çdo mirësi që ka bërë në këtë jetë. Lamtumirë gjyshi jem… t’i fala dajës Muzafer dhe dajës Burim. Thuaju se i kujtojmë, i duam e s’i harrojmë kurrë,” shkruan ai.
© Panoramaplus.al

