25 Prill, 2021

Gerta Mahmutaj zbulon planet me kunatin muzikant të Aurela Gaçes: Ka ardhur momenti të bëhemi me fëmijë, por pasi të …


Këngëtarja Gerta Mahmutaj, e cila prej vitesh është në një lidhje dashurie me Dj-in John Van Ride, ka zbuluar planet e saj për fëmijë pasi të përfundojë gara e ”Kënga Magjike”.

Gjatë një interviste, Gerta tregoi se Kledi Bahiti i kishte propozuar të prezantohej ndryshe si në stilin e muzikës, por dhe aparencë. Ndër të tjera, ajo nënvizoi se kishte kohë në dispozicion për të parë çfarë shkonte ose jo me këngën: “Kur diskutuam me Kledin, më tha që ti ke dalë me balada, ndoshta ka ardhur momenti që të bësh diçka ndryshe”.

Pyetjes nga komentuesit se a është momenti për të fituar çmimin e parë, ajo iu përgjigj: “Po, pse jo? Momenti është në çdo moment.”

Teksa foli për votimet mes kolegëve, tregoi se nuk bën telefonata për pikë apo lobime të caktuara. Moment prekës për këngëtaren ishte kur moderatori i lexoi poezinë që nëna ia kishte dedikuar.

Gerta u përlot dhe tha: “Më duket se është mami”. Kur u pyet nëse e kishte menduar ndonjëherë që poezitë e mamit t’i bëntë këngë, ajo tha po, madje edhe nëna e saj e ka më dëshirë.

“Kutia e Kujtimeve” u prezantua për herë të parë në këtë intervistë me Gerta Mahmutaj, ku motra e saj, Rosela, tregoi disa “sekrete” të vajzave që i ruanin me njëra-tjetrën që nga fëmijëria. Pa mendoni, do ta kishit imagjinuar ndonjëherë Gertën mësuese apo një peshëngritëse si Fetie Kasa, ishte një nga diskutimet e papritura.  Gjatë rubrikës “Reflektim”, u pyet nëse ka ardhur momenti për një fëmijë.

“Mendoj se po. Por të mbaroj një herë ‘Havaleja’”, tha ajo duke qeshur, duke iu referuar titullit të këngës së re, që la të nënkuptohej se është një nga planet e çiftit sapo gara e “Kënga Magjike” të përfundojë.

Gerta Mahmutaj është bërë pjesë e skenës që prej vitit 2004 dhe prej asaj kohe nuk është ndalur, duke konkurruar në spektakle të ndryshme muzikore. Publiku e ka njohur fillimisht në bashkëpunimet me vëllain e saj, Klejti Mahmutaj.

Në karrierën e saj artistike, ajo ka dhe disa bashkëpunime me Dj dhe producentin John Van Ride, partnerin e saj. John Van Ride ka filluar të luajë me disqet kur ishte 18 vjeç, kohë kur përfundoi shkollën e muzikës për instrumentin e saksofonit, ndërsa sot ai po i përkushtohet profesionit të producentit.

Ndërkaq, për të gjithë ata që nuk e dinin, u zbulua ca kohë më parë se Gerta dhe John Van Ride nuk i bën bashkë vetëm muzika, por ndjenja e dashurisë që kanë për njëri–tjetrin dhe që tashmë ka marrë formë prej disa vitesh. John Van Ride është vëllai i Skerdit, bashkëshortit të Aurela Gaçes, e cila e ka jo vetëm kunatë, por edhe kushërirë Gertën.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al