Georgina Rodriguez ka humbur pak ditë më parë babanë, por ndërkohë kanë nisur të qarkullojnë edhe zërat për një martesë me Ronaldon, ndonëse vetë modelja saktëson këto thashetheme:

“Deri tani Cristiano nuk më ka bërë propozimin për martesë, por sigurisht që nëse do të vinte, nuk do të hezitoja, përkundrazi do të isha shumë e lumtur.

Aktualisht po kaloj momentin më të vështirë në jetë pas vdekjes së babait, por Cristiano po kujdeset shumë për mua dhe kjo ma lehtëson dhimbjen”.
© Panoramaplus.al
