Futbollisti i famshëm Cristiano Ronaldo ka ndarë një foto të veçantë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, teksa i ka bërë një urim romantik partneres së tij, Georgina Rodriguez, me rastin e ditëlindjes së saj.

Ylli portugez e ka quajtur modelen “gruan e jetës së tij”, ndërsa krahas imazhit të publikuar së bashku, ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen gruas së jetës sime!”
Pas propozimit që i bëri Georginës, në një intervistë për gazetarin britanik Piers Morgan, futbollisti 40-vjeçar tregoi se ndjehet i lumtur dhe i përmbushur në jetën personale dhe e quan partneren “dashurinë e jetës së tij”.
“Mendoj se është momenti i duhur, jo vetëm sepse ajo është nëna e fëmijëve të mi, por sepse është dashuria e jetës sime. “Ishte momenti i duhur,” tha Ronaldo, duke iu referuar propozimit që i bëri Georginës në muajin gusht
Ai u shpreh me mirënjohje për partneren e tij, e cila, sipas tij, ka luajtur një rol thelbësor në ruajtjen e ekuilibrit familjar:
“Ajo është unike. Ajo kujdeset për mua, për familjen dhe për shtëpinë, gjë që kërkon shumë punë. Kjo është diçka që unë e vlerësoj jashtëzakonisht shumë,” tha Ronaldo.
© Panoramaplus.al
