24 Janar, 2019

George Clooney drejt divorcit? Bashkëshortja e tij ka marrë fëmijët dhe është larguar


Martesa e tyre katërvjeçare konsiderohet të jetë një nga më të qëndrushmet në showbiz. Por dje, raportet e bujshme pohuan se George dhe Amal Clooney janë në shkëmbinj.

Martesa e tyre 4-vjeçare konsiderohet si një nga më të qëndrueshmet në showbiz-in botëror. Bëhet fjalë për martesën e aktorit të famshëm George Clooney me Amal.

Por një ditë më parë u raportua se marrëdhënia e tyre është drejt divorcit. Sipas gazetës së showbiz-i amerikan “Radar Online”, Amal ka ikur me binjakët e tyre në shtëpinë e re të çiftit në Sardenjë.

“Ai donte që ata të gëzonin pronën e re së bashku, por pas një debati eksploziv ajo vrapoi atje me Aleksandrin dhe Ella”, pohoi një burim pranë çiftit.

Burimi ka shtuar se Amal i ka thënë George se nëse shkon që të takojë fëmijët, ai duhet që të qëndrojë te shtëpia e mysafirëve.

Në lidhje me këto lajme ka reaguar vetë aktori, i cili për “Hollywood Life” është shprehur se “historia është e sajuar”.

Madje së fundmi ata dukeshin mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit. George së bashku me prindërit e tij Nick dhe Nina mbështetën Amalin në 23-vjetorin e Shoqatës së Korrespondentëve të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork më 6 dhjetor.

George Clooney, left, and his fiancee Amal Alamuddin arrive in Venice, Italy, Friday, Sept. 26, 2014. Clooney, 53, and Alamuddin, 36, have not publicly divulged details of the celebrations, although Venice city officials have closed the area along the famed Grand Canal on Monday. (AP Photo/Luca Bruno)

Ndërkohë kujtojmë se vitin e kaluar, Amal foli për historinë e saj të dashurisë, duke pranuar se aktori i “Hollywood”-it ishte “dashuria e madhe që ajo gjithmonë shpresonte se ekzistonte”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al