20 Nëntor, 2019

Genta Ismajli nuk i ndahet milionerit turk, zhvendoset të jetojë pranë tij


Pak kohë më parë u zbulua se këngëtarja e njohur Genta Ismajli është në një lidhje dashurie. Partneri i saj është biznesmeni turk Husen 39 vjeç i cili ka biznese në Turqi dhe në Zvicër.

Kjo është edhe një nga arsyet që këngëtaren shqiptare e kemi parë shpesh të vizitojë Turqinë. Çifti së fundmi është vendosur të jetojë në Zvicër, aty ku jeton biznesmeni. Këtë e ka bërë të ditur këngëtarja me postimin e fundit në ‘Instagram’ ku shihet duke pozuar e vetme.

Përsa i përket pjesës profesionale, kujtojmë se  Genta Ismajli është duke punuar për një projekt të ri muzikor që do të jetë bashkëpunim me një artist turk.









© Panoramaplus.al