27 Shtator, 2018

Gënjeshtra i doli në shesh, Miss-it i hiqet kurora


Pak kohë më parë, Veronika Didusenko u shpall Miss Ukraina. Por nuk zgjati shumë dhe drejtuesit e eventit vendosën që ta “rrëzojnë nga froni”, pasi kishte gënjyer.

Ajo shkroi në formularin e aplikimit se kurrë nuk ka qenë e martuar dhe nuk kishte fëmijë. Por në fakt ishte e kundërta, Veronika është e martuar dhe ka një fëmijë 4-vjeçar, në kundërshtim me rregullat.

Megjithatë, gënjeshtra e saj doli në shesh dhe tani në garën për Miss Bota, Ukraina do të dërgojë një konkurrente tjetër.

Lidhur me këtë, organizatorët janë shprehur se nuk janë të sigurt se kush do të jetë Miss i ri i Ukrainës, por gjithçka do të vendoset nga juria.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al