16 Mars, 2018

Genc Ruli, nostalgji për Parlamentin


Këtë të enjte, në një nga baret afër godinës së Parlamentit, aty ku deputetët zakonisht shkojnë të pijnë kafe, është fotografuar nga paparazzi ynë edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Ruli.

Ruli është një politikan karriere dhe ka pasur shumë vite aktivitet politik si pjesë e Parlamentit dhe e disa qeverive të Berishës. Para zgjedhjeve parlamentare të qershorit të vitit të kaluar, ai deklaroi që nuk do të jetë pjesë e listës së deputetëve. Kjo, edhe për arsyen se ai ishte një kritik i Bashës. Këtë të enjte është parë me Mimën dhe Shehun.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al