9 Dhjetor, 2020

Genc Prelvukaj rezulton pozitiv me Covid-19! Ja përgjigja e testit të Eni Koçit


Këngëtari i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj është infektuar me koronavirus.

eni koci genc prelvukaj (5)

Ai e ndau lajmin me të gjithë nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ku tregon se pavarësisht kujdesit të vazhdueshëm për më shumë se një vit, nuk arriti dot t’i shpëtonte këtij virusi.

eni koçi genc prelvukaj (2)

Pavarësisht vështirësive, këngëtari u shpreh i vendosur për të luftuar dhe për të fituar betejën kundër Covid-19, teksa është i izoluar në shtëpi.

genc prelvukaj (2)

Për gati një vit kujdes, masa mbrojtëse dhe shmangie sa më shumë nga kontaktet me njerëz, për fat të keq, pas disa shqetësimeve shëndetësore i jam nënshtruar testimit të Covid-19, me ç’rast kam rezultuar pozitiv.

Përkundër shqetësimeve jo të vogla shëndetësore, këtë betejë kam vendosur ta fitoj sa më parë,”- ka shkruar Genci, krahas fotos që publikoi.

eni koci genc prelvukaj (4)

Ndërkohë, partnerja e tij, këngëtarja e njohur, Eni Koçi, ka treguar pak orë më parë edhe rezultatin e testit të saj.

eni koci genc prelvukaj (8)

Këngëtarja zbuloi se në fakt koronavirusin e kishte kaluar para tre muajsh.

eni koci genc prelvukaj (1)

Për fatin tim të mirë, e kam kaluar virusin para tre muajve, pa shqetësime serioze.

Ju uroj shërim të shpejtë të gjithëve ju që po e kaloni ndërkohë”, shkroi Eni krahas fotos së testit të postuar në Instastory.

eni koci genc prelvukaj (2)

 

© Panoramaplus.al