
Gazetarja e sportit, Sabina Mete, zbuloi që pak kohë më parë i kishte ardhur një mesazh në llogarinë e saj në Instagram nga Adil Rami, futbollisti i njohur i kombëtares franceze.
Për herë të parë, 23 vjeçarja ndau me ndjekësit shumë incidente dhe situata të sikletshme që i kishin ndodhur gjatë raportimit live dhe jo vetëm.
Teksa ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, e reja tregoi se futbollisti kishte shprehur dëshirën që Sabina ta intervistonte, ndërkohë që kjo e fundit nuk i kishte kushtuar shumë rëndësi derisa kishte mësuar nga kolegët se bëhej fjalë për ish- të dashurin e Pamela Anderson.
Sabina pranoi se biseda me të nuk vijoi për shumë gjatë, por u ndërpre pas disa mesazheve që ata shkëmbyen.

Gjate intervistes, Bieta e pyeti gazetarin nëse do e falte tradhëtinë dhe ajo u pergjigj.
“Nuk e fal kurrë. Pse ka ndonjë mashkull që nuk tradhëton? Ku është ta marr për burrë! Ta çoj te babi! Ka ndonjë mashkull që nuk tradhëton?”, tha Sabina.
“Unë një e njoh, por e kam për vete. Nuk të ndihmoj dot!”, u përgjigj Bieta duke shkaktuar të qeshura.

Këtë moment Bieta e ka postuar edhe në Instagram dhe i shkruan Sabinës: “Më fal që s’të ndihmova dot”.

