Gazetarja e njohur Fatma Haxhiali ka bërë një postim në rrjetin social “Instagram”, ku i ka kërkuar kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, që të marrë masa për rehabilitimin e qenve të rrugës, pasi rasti i fundit i sulmit nga ata i ka ndodhur bashkëshortit të saj.

“Këtë herë kafshimi i qenve na erdhi në shtëpi. E sulmuan në mes të sheshit 21. Meqë ra fjala burri im është veteriner dhe di të sillet me qentë ndaj na kurseni moralizmat. Erion Veliaj shpresoj shumë të rehabilitohen ata të shkretët që janë rrugëve dhe në këtë mënyrë edhe ne të ecim të shkretë rrugëve”, shkruan Fatma.

“Kjo situate eshte e tmerrshme dhe duhen marre masa urgjente. Gjeja e pare qe mendova ishte, po sikur te kishte qene me cunin prej dore.
Eshte absurde ne 2018 te kete kope qensh te leshuara rrugeve, ne mes te qytetit.
Ata qen duhen rehabilituar dhe shpresoj shume qe te jete nje nder pikat kryesore te axhendes se Bashkise!”, shton gazetarja në postimin e saj.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
