27 Prill, 2018

Gazetari i njohur zbulon emrat e VIP-ave shqiptarë që blejnë te “gabi”


Në emisionin “Rreze dielli” ditën e sotme u fol mbi biznesin e veshjeve të përdorura, i njohur si “gabi”, ku i ftuar në studio ishte edhe gazetari e modeli i njohur Klinton Zeqiraj.

Emrat si Eliona Pitarka, Oni Pustina, Armina Mevlani, Linda Jarani apo Orgesa Zaimi, e kanë pranuar vetë që blejnë te “gabi”, ose janë kapur mat.

Por Klintoni ka zbuluar edhe emra të tjerë për të cilët nuk ishte folur më parë.

“Është edhe Adelina Tahiri, Kida, Luana këto vishen me veshje me kosto shumë të lirë”, tha ai.

“Unë për vete nuk kam shkuar asnjëherë, jo sepse mendoj që nuk mund të gjej diçka firmë, por sepse përtoj”, shtoi Klintoni. /xing.al/

© Panoramaplus.al