25 Prill, 2018

Gazetari e pyet a është shtatzënë, ja si i përgjigjet Marina Vjollca


Ka disa ditë që moderatorja bukuroshe dhe shumë e dashur për publikun, Marina Vjollca, po përflitet për një shtatzëni të mundshme.

Për të shuar këto thashetheme, Marina ka publikuar së fundmi një foto ku shfaqet së bashku me bashkëshortin e saj, reperin e njohur Getoar Selimin. Moderatorja duket në super formë dhe jo me barkun e fryrë, siç u përfol.

Mirëpo në lidhje me shtatzëninë e ka ngacmuar edhe miku i saj, gazetari Eraldo Rexho, i cili pak kohë më parë publikoi një foto ku thoshte se Marina nuk është në pritje të ëmbël.

“Aman mi a je shtatzënë”, e pyet gazetari Eraldo Marinën në foton e saj të fundit. Por përgjigja e saj nuk ishte as po e as jo, por një replikë që tregon se po fsheh diçka. “Aaa ça je ti”, ja kthen ajo.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al