9 Janar, 2024

Gazetares së njohur i ndodh e papritura dhe humb gurin e çmuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve


Gazetarja e njohur Keltie Knight ka humbur diamantin katër karat të unazës së saj gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Golden Globes 2024”.

Pasi zbuloi se tashmë guri i çmuar mungonte në unazën e saj, përmes një postimi në Instagram ajo iu ka bërë thirrje të gjithë të pranishmëve të cilët morën pjesë në ceremoni, nëse e gjenin  diamantit t’ia kthenin asaj.

“Përshëndetje të gjithëve, një emergjencë në ‘Golden Globes’. Nëse je një i famshëm dhe shikon një diamant katër karatësh në tapetin e kuq, ju lutem ma ktheni atë!”– tha gazetarja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KELTIE (@keltie)

© Panoramaplus.al