6 Dhjetor, 2019

Gatoi trahana për Cristiano Ronaldo-n, ky është shefi i ri i kuzhinës që do të zëvendësojë Renato Mekollin


Vetëm një ditë më parë u përhap lajmi se Renato Mekolli do ta linte emisionin “Hell’s Kitchen” që drejtonte dhe në vend të tij do të vinte një tjetër shef kuzhine.

Emri i tij është Alsi Sinanaj i cili ka punuar si kuzhinier prej vitesh në Greqi.

Alsi nuk është emër i panjohur në Shqipëri. “Dosja.al” kujton se pak kohë më parë në mediat rozë u tha se kuzhinieri shqiptar teksa punonte në një restorant në Mikonos, ka takuar yllin e futbollit Cristiano Ronaldo dhe është miqësuar me të.

Ai i ka gatuar futbollistit një ushqim tradicional shqiptar, trahana.

 “Nuk e mendoja të ishte aq i thjeshtë ndaj njerëzve që e rrethuan ato ditë në hotelin ku unë shërbej. Ishte i interesuar të dinte më shumë për Shqipërinë, sepse kishte dëgjuar vetëm për futbollin dhe shpesh mendonte se ishte tjetër Shqipëri dhe tjetër Albania. Një ditë, vijon Alsi, i fola për ushqimet tradicionale shqiptare. Kur i përmenda trahananë, më tha se edhe portugezët e përdornin këtë ushqim. Ia gatova një mëngjes, por nuk e njohu. Ishte shumë më ndryshe dhe më kërkoi të mësonte sesi prodhohej. Më shumë përshtypje i bënte çaji i malit që unë e kisha marrë në fshatin tim. E sqarova se cilësia e kësaj bime varet nga mali ku rritet. Atë që më kishte ngelur në dhomën time ia dhashë me vete.”- ka treguar aso kohe Alsi Sinanaj për yllin e Realit të Madridit.

 

© Panoramaplus.al