Kanë qenë të shumtë emrat e njohur të ekranit që janë solidarizuar me të prekurit nga tërmeti, duke iu ardhur në ndihmë.

Një nga ata ishte edhe reperi i njohur, Noizy. Ai ka qenë natën e djeshme pranë zonës ku u ngritën . Ai ka qenë natën e djeshme pranë zonës ku u ngritën çadrat për të qenë më afër banorëve që iu shkatërruan shtëpitë dhe duke gatuar për ta.

Noizy ka publikuar në rrjetet socialefotografi ku shihet duke gatuar.
“Edhe pse patem fatkeqesi zemrat nuk i prishem, madje mesuam se sa shume e duam njeri tjetrin. Nuk kam fjale per xhestin e shqiptarve te kosoves dhe te maqedonise, mund te kem par vet me syte e mi mbi 50 kamiona me ndihma per vellezerit dhe motrat e tyre qe kishin nevoje, si me ushqim por edhe jorgane e batanie. BRAVO! Kam qare shume, jo nga frika por nga gezimi dhe jam i mbushur plot me energji. Do ju lutesha organizatave dhe njerezve qe kontribuojne, te kete kontroll mbi gjithcka sepse nuk duhet abuzuar me miresine, ju qe kontribuoni duhet te siguroheni qe ate qe ju na ofroni te shkoje ne vendin e duhur. Edhe nje here ne emer te gjithe shqiptareve ju falenderoj nga zemra. Zoti qoft me te gjithe ju dhe familjet tuaja. Uroj qe keto lloj fatkeqsish mos te ndodhin me kurre. Zinjo”, shkruan reperi.













