6 Janar, 2018

Gafa në Top Fest, si Era Rusit dhe Xhensila Myrtezajt i marrin çmimin njëra-tjetrës


2017-ta ka qenë një vit i suksesshëm për Era Rusin. E ftuar në ‘’Pop Culture’’ këngëtarja ka rrëfyer më shumë rreth projekteve të saj, ku ka zbuluar se do të sjellë edhe një këngë me Anxhela Peristerin së shpejti. Por duke rrëfyer mbi karrierën e saj ndër vite ajo tregoi edhe një episod nga një kompeticion i kaluar i Top Fest duke zbuluar detaje që nuk i kemi ditur kurrë. Ajo tregoi për herë të parë publikisht sesi çmimi i saj ishte ngatërruar me çmimin e Xhensila Myrtezajt në Top Fest 11.

Era zbuloi se Çmimi i Internetit qe ajo fitoi me këngën “Hajde me ne”, në fakt ishte çmimi i Xhensila Myrtezajt. Kjo e fundit u vlerësua me çmimin “Best Pop Rock” me këngën “Jeton tek unë” që gjithashtu ishte çmimi i Erës:

“Tani mund ta them se kanë kaluar shumë vite dhe nuk i mbetet hatri askujt. Në atë edicion çmimi im u ngatërrua me çmimin e Xhensilës. Çmimi i Internetit përkthehet çmimi i publikut dhe unë mendoja që dikush nga publiku të reagonte dhe të thoshte ‘nuk kemi votuar pët këtë’…” – tregon Era për ‘’Pop Culture’’. Por pas saj, asgjë nuk ndodhi, publiku nuk e kuptoi se cilit iu dha çmimi i tij.

 

 

© Panoramaplus.al