Britaniku Lewis Hamilton është katër herë kampion botë në garat e Formula 1 është një nga yjet më të famshëm të këtij sporti në botë. Por të jesh kampion bote, nuk domethënë se i di të gjitha.

Pikërisht një postim i tij ka vënë në pikëpyetje këtë fakt sepse ai ka bërë një gafë të madhe, ku ka postuar një video nga gara e makinave elektronike, duke e quajtur atë një aksident të rëndë.

“Jam duke u përpjekur te mbaj një sy edhe tek kampionatet e tjera dhe pashë këtë aksident të rëndë. Nëse Federata nuk e skualifikon këtë pilot, do të ketë shumë neveri për të. Kjo është një nga nisjet më të rrezikshme që kam parë ndonjëherë., është e papranueshme. Nick Heidfeld a jeni mirë?” – shkruan Hamilton. Në lidhje me këtë ka pasur reagime dhe komente të shumta. Vetë Heifeld protagonisti i ngjarjes ka shkruar në Instagram: “Më vjen keq që po reagoj për një postim të fshirë por , kjo ndodhi tre vite më parë, Lewis! Kthehu përsëri!
© Panoramaplus.al

