Këngëtarja me famë botërore Rita Ora u kthye në Kosovë për të festuar 10-vjetorin e Pavarësisë të vendit dhe nuk i zhgënjeu bashkatdhetarët e saj.

Mbrëmjen e së shtunës, Ora ofroi një performancë të jashtëzakonshme në koncertin e zhvilluar në Prishtinë. Me një kostum kuqezi të ngushtë, 27-vjeçarja këndoi hitet e saj më të njohura dhe kërceu pa u lodhur për kënaqësinë e publikut të shumtë.

E sigurisht që performanca e këngëtares është pasqyruar edhe në mediat më të mëdha botërore, por “Daily Mail” ka bërë gafën e madhe.

“Rira Ora feston 10-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës”, ishte titulli i tabloidit britanik, edhe pse në tekst nënvizohej takimi që Rita pati me kryeministrin e Kosovës, Haradinaj. Teksti më vonë është rregulluar.

PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
