18 Mars, 2021

“Fytyra e vërtetë e ‘viktimave’…”- Elvis Lushi thumbon sërish Antonela Berishën pas daljes së tij nga “Për’puthen”


Antonela Berisha prej një jave nuk ka qenë prezente në studion e “Për’puthen”, për shkak të debatit të fortë që pati me Elvis Lushin.

antonela berisha

E gjitha nisi nga një postim i këtij të fundit në rrjete sociale, ku i drejtonte litarin të gjitha atyre vajzave që bëjnë çfarë duan dhe ia hedhin fajin ‘ngacmuesit seksual’.

antonela berisha1

Gjatë një videoje të publikuar në Instagram, Elvisi tha se kjo ishte një metodë që Antonela kishte përdorur për ta nxjerrë atë keq në sytë e publikut, duke bërë viktimën, kur në fakt nuk është.

elvis lushi, arjan konomi, antonela berisha (3)

Pasi doli nga programi, Elvisi shtoi se atë e kishin bërë “kurban” që të fitonte dikush tjetër.

antonela berisha, mevlan shaba, jasmin kadriu (3)

Mirëpo, ditën e djeshme, Antonela u shfaq në lidhje “Skype” në studio dhe menjëherë pas kësaj, Elvisi ka reaguar sërish nëpërmjet një postimi në Instastory.

elvis lushi antonela berisha

Meqë ata që paguhen për opinionista nuk japin opinione, po e jap unë. Ja fytyra e vërtetë e ‘viktimave’ të televizionit. Ju pata thënë që i nxjerr koha kokat e tyre,” shkroi ish-konkurrenti, i cili e shoqëroi postimin me emojin e një klouni.

© Panoramaplus.al