31 Mars, 2026

Futbolllisti i Kombëtares jep lajmin e bukur, bëhet baba për herë të tretë! Zbulon gjininë dhe emrin e bebit


Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, u largua nga grumbullimi i kuqezinjve pas humbje përballë Polonisë.


Lojtari kishte udhëtuar për t’iu bashkuar ekipit edhe pse kishte gruan e tij shtatzënë, ndërsa në ndeshjen e të enjtes e ndoqi ndeshjen nga pankina.

Pas sfidës ku mbaruan ëndrrat për Botërorin, atij iu dha leje të kthehej pranë gruas së tij e cila ishte në pritje të fëmijës së tretë. Mbrëmjen e djeshme, Ramadani dha lajmin e lumtur në rrjetet sociale.

Ai ka bërë të ditur se kishte ardhur në jetë djali të cilit i kishte vënë emrin Amar, duke ndarë foton e parë të tij në rrjetet sociale.

PANORAMASPORT.AL

© Panoramaplus.al