4 Qershor, 2018

Futbollisti i njohur trondit me deklaratat e tij: Tradhtoj gruan, ka futbollistë gay


Në një intervistë ndryshe futbollisti i njohur ka folur rreth marrëdhënies së tij me bashkëshortet dhe preferencat seksuale të disa prej kolegëve të tij. Është e vështirë të besohet se ekzistojnë gjëra të tilla, apo të arrihet në pikën sa ta pranosh publikisht faktin se tradhton gruan, kur me siguri ajo po të ndjek.

Por ja që mesfushori i Romas, Radja Nainggolan, është treguar i guximshëm gjatë intervistës në programin “Gert Late Night”, ku ka folur pa dorashka për gjithçka u pyet. Ai thuajse e pranoi se tradhtonte gruan dhe se futbolli ka futbollistë gay.

“Gay në futboll? Ka disa, por nuk e deklarojnë diçka të tillë sepse kanë turp. Futbolli njihet për femrat e bukura që e rrethojnë. Të gjitha femrat më duan, dhe këtë gjë ma tregojnë në sy. Ndonjëherë është e vështirë edhe t’i refuzoj. Nuk jam engjëll, edhe pse jam i martuar. E vetmja gjë që ka rëndësi është që të mos mbetet gjë pas”, ka thënë mesfushori gjatë intervistës.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al