Futbollisti me origjinë shqiptare Mërgim Berisha nuk po kalon një periudhë të mirë jo vetëm në fushën e blertë, por edhe në jetën personale. Paraqitjet e tij me Fenerbahçe janë kritikuar vazhdimisht dhe spekulohet se ai mund të largohet gjatë verës. E sikur mos të mjaftonte kjo, duket se ai i ka dhënë fund martesës së tij.

Kanë qenë mediat turke ato që raportuan se Mërgimi është ndarë me gruan e tij, Vesa Vllasaliu. “Milliyet” ka vënë re se sulmuesi i ka hequr të gjitha fotografitë që i kishte me gruan e tij, të cilës po ashtu ia ka bërë “unfollow” në Instagram.

Mirëpo, ndryshe ka vepruar Vesa e cila nuk i ka hequr fotot ende. Po ashtu në bion e Instagramit ka një zemër dhe një kyç që përdoret nga vajzat që janë në lidhje. Mirëpo, “cnnturk” raporton se vendimi ka qenë i njëanshëm nga ana e futbollistit dhe bashkëshortja e tij ende nuk e ka pranuar.

Çifti mund të japë sqarime në një të ardhme të afërt nëse ndarja ka ndodhur vërtet apo është vetëm një krizë e momentit. Ose ndoshta Mërgimi nuk do ta ekspozojë më bashkëshorten në rrjetet sociale dhe të mbajë një martesë private.




