10 Mars, 2024

Futbollisti i njohur së shpejti do bëhet baba, partnerja e tij zbulon gjininë e bebit


Serxho Aguero ishte i detyruar të linte futbollin para kohe për shkak të problemeve në zemër. Por tani e tutje ai do të ketë me çfarë të mbushë ditën e tij, pasi së shpejti në jetë do të vijë vajza e tij.

“Një emocion i pamasë! Ju presim” – shkruan Sofia Kalxeti. Kështu njofton partnerja e Serxhio Agueros (ish-futbollist i Atletiko Madrid, Mancester Siti dhe Barcelona) në rrjetet sociale se është në pritje të një vajze.

Ajo do të jetë vajza e parë e çiftit, të cilët kanë rreth 5 vite së bashku. Më herët Aguero ka qenë i lidhur edhe vajzën e Maradonës, me të cilën ka edhe një djalë.

© Panoramaplus.al