1 Shkurt, 2019

Futbollisti i njohur në superformë, sekreti quhet… Debora


Fabio Kualiarela po kalon një formë të jashtëzakonshme dhe po i mahnit të gjithë me golat e shumtë që po shënon këtë sezon.

Sulmuesi i Sampdorias, me dopietën e realizuar ndaj Udinezes, barazoi rekordin e mbajtur nga argjentinasi Gabriel Batistuta, duke gjetur rrugën e rrjetës prej 11 ndeshjesh radhazi në serinë A.

Futbollisti me origjinë napolitane është gjithashtu edhe shënuesi më i mirë i kampionatit me 16 gola.

Por sulmuesi italian, i cili dje festoi 36-vjetorin e lindjes, me sa duket ka një “sekret” që i sjell fat. Bëhet fjalë për të fejuarën e tij, modelen bukuroshe Debora Salvaxho.

© Panoramaplus.al