10 Mars, 2018

Futbollisti i njohur bëhet baba për herë të tretë, publikon foton me të voglin Ciro


Pak çaste më parë ylli i Barcelonës ka bërë me dije se bashkëshortja e tij ka sjellë në jetë djalin e tyre të tretë.

Përmes një fotoje emocionuese, teksa Leo Messi shihet duke mbajtur dorën e të birit, ai shkruan se edhe bashkëshortja edhe djali gëzojnë shëndet të plotë.

“Mirë se erdhe Ciro!! Falë Zotit çdo gjë shkoi mirë. Edhe mamaja edhe ai janë shumë mirë. Jemi shumë të lumtur”, ka shkruar ai në diçiturën e fotos, të publikuar në Instagram.

© Panoramaplus.al