Fustani i zi Armani i veshur nga Meghan Markle, Dukesha e Sussex-it, gjatë intervistës së saj dhe Princ Harry me Oprah Winfrey është përzgjedhur si “Veshja e vitit” 2021 nga “Muzeu i Modës” në Mbretërinë e Bashkuar.

Me siguri të gjithë e mbajnë mend intervistën e bujshme të Meghan dhe Harry me Oprah vitin e kaluar që bëri xhiron e botës. Së fundmi kjo intervistë është kthyer sërish në fokus të mediave, por për një motiv tjetër. Kësaj radhe jo për deklaratat që dha dukesha por për fustanin që mbante veshur.
Fustani 4700 dollarësh prej mëndafshi do të shfaqet në muzeun anglez si pjesë e ekspozitës së tij kryesore, “Një histori e modës në 100 objekte”. Megjithëse nuk është fustani që veshi Markle, stilisti dhuroi një version të tij për ekspozitën. Veshja e Markle u zgjodh nga kryeredaktori i revistës Dazed, Ibrahim Kamara dhe drejtori i saj artistik, Gareth Wrighton.


Thuhet se Meghan ka zgjedhur fustanin e printuar me lule për të simbolizuar rilindjen, vetë-rigjenerimin, ndriçimin shpirtëror dhe aftësinë e tij për të lulëzuar pavarësisht kushteve në dukje sfiduese. Kjo lidhet me fakti se ajo ka patur probleme me shëndetin e saj mendor gjatë kohës kur jetonte në Pallatin Mbretëror.





© Panoramaplus.al

