“Outlook”, shërbimi postar elektronik i “Microsoft”, që përditësohet për “Windows”, web, “Android” dhe iOS do të vijë me funksione të reja.
Sipas “Microsoft, risia e parë ka të bëj me faturat. Kur software identifikon një njoftim të ri për pagesë në posta elektronike vendos datën e skadimit të afatit në kalendar dhe mundësisht nis promemorie dy ditë para pagesës.

Gjithashtu bëhet e ditur se me përditësimin e aplikacionit mund të shtosh një takim apo një event me sugjerime për vendin, përfshi dhe uljet që bëhen shpesh herë.
Risia e dytë ka të bëjë me mundësitë për të parë përgjigjet e monitoruara dhe ato me diçiturën “RVSP” për mbledhjet.
Nëse organizohet një mbledhje që kërkon kontroll të pjesëmarrësve, Outlook të jep mundësinë të dorëzosh apo jo ftesën në kalendar. Shërbimi i “Microsoft” ka edhe shumë orare për evente në kalendar.
Dhe së fundmi, “Outlook” për iOS do të jetë i mundur të sinkronizojë kartelat si draft dhe të mund ta shkruash pastaj në një pajisje tjetër, ndërsa për Android do të ketë të integruar dhe Office Lens.
© Panoramaplus.al
