10 Qershor, 2018

Fundjava plot aventura e Viola Spiros në bregdetin Shqiptarë (Foto)


Moderatorja e njohu e sportit, Viola Spiro po shijon pushimet para startimit të botërorit “Rusi 2018”, ajo ndodhet në jug të vendit së bashku me disa nga mikeshat e saj. Duket se për Violën pushime nuk do të thotë vetëm të qëndrosh në bregdet e të marrësh rreze dielli, përkundrazi ajo ka zgjedhur pushime mjaft aktive.

Ajo gjithashtu ka bërë publike imazhe tepër provokuese, ku duket e veshur me rroba banjo së bashku me mikeshat e saj simpatike.

Siç na ka treguar nëpërmjet fotove të postuara na rrjetin e saj social “Instagram”, Viola përveç se ka shijuar pamjet e mrekullueshme të jugut, ka bërë ushtrime fizike, por edhe aerobi.

Panorama Plus

 

© Panoramaplus.al