8 Qershor, 2020

Fundjava “e nxehtë” e DJ Sardit, publikon foton hot me të pasmet e të dashurës në plan të parë dhe ndez rrjetin


Jeta personale e DJ Sardit ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Pak ditë më parë ai nxiti thashethemet se i ka dhënë fund beqarisë pasi publikoi një foto me unazë në dorë.

Ndërsa së fundmi, Dj i njohur postoi foto me partneren ndërsa shijonin rrezet e diellit në plazh.

Sardi nuk zbuloi imazhin e saj por nxorri vetëm të pasmet e saj në foton “e nxehtë” të publikuar në InstaStory.

Duket se fundjava ka qenë mjaft hot për Dj, i cili e ka kaluar nën shoqërinë e të dashurës.

Ai ka vendosur të mos tregojë kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën.

Në një intervistë ku u pyet për lidhjen ai tha se mund ti ketë bërë të dashurës propozimin për martesë.

“Kur të vijë momenti do ta them. Shumë shpejt do e them. Është serioze lidhja. Jam tip romantik propozimet edhe mund ti kem bërë e si ka marrë vesh njeri. Kjo është jeta ime private,”- tha ai në emisionin “Mes Yjesh” në RTV Ora.

Dhe duket se me të vërtetë Dj Sardi i ka bërë propozimin për martesë të dashurës së tij dhe i ka dhënë fund beqarisë.

Dyshimet u nxitën pasi ai publikoi një foto në plazh dhe në gishtin e martesës ka një unazë floriri.

“Buke, djath, domate ne ?”- shkroi ai në përshkrimin e fotos.

Ndërsa ka vendosur që të mos i përgjigjet thashethemeve nëse i ka dhënë fund apo jo beqarisë.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al