26 Qershor, 2025

“Ftesë për të qenë e keqe”- Madonna provokon në Instagram, këngëtarja pozon me mbathje para kamerave


Ylli i muzikës pop, Madonna, nuk ndalet së sfiduari pritshmëritë. Në moshën 66-vjeçare, ajo publikoi një seri fotosh provokuese në rrjetet sociale, duke konfirmuar edhe njëherë statusin e saj si ikonë e paepur.

Të martën, më 24 qershor, Madonna ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa imazhe të reja që bënë menjëherë xhiron e rrjetit. E veshur me një korse të zezë, të kombinuar me brekë dhe çizme të gjata lëkure, ajo e kompletoi look-un me një pelerinë të zezë elegante dhe një qëndrim sfidues.

Në disa prej fotove, diva e popit shihet duke ecur në një park, ndërsa në të tjera, ajo pozon në mënyrë tërheqëse në një stol, duke ruajtur gjithmonë qëndrimin e saj karakteristik, rebel, sensual dhe pa komplekse.

Postimi u shoqërua me përshkrimin “Ftesë për të qenë e keqe…..”, një frazë që përforcon mesazhin e saj të përhershëm për lirinë personale, guximin dhe fuqinë e vetë-shprehjes, pavarësisht paragjykimeve apo kritikave që mund të marrë.

Madonna ka qenë gjithnjë e njohur për qëndrimet e saj të guximshme dhe për mënyrën si përdor artin dhe paraqitjet vizuale për të sfiduar tabutë dhe për të mbetur në qendër të vëmendjes. Edhe këtë herë, ajo e arrin me lehtësi.

© Panoramaplus.al