Dy nga artistet e njohura shqiptare, Filloreta Raçi, e njohur me emrin artistik Fifi, dhe këngëtarja Egli Tako, kanë qenë kohët e fundit në qendër të vëmendjes për bashkëpunimet e tyre dhe marrëdhënien e ngushtë miqësore që shfaqën në rrjete sociale.

Mirëpo një krisje thuhet se ndodhi mes tyre pasi Fifi fshiu ngaYouTube këngën e saj me Eglin dhe disa orë më vonë e riktheu përsëri.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar vetë Egli teksa thekson se, edhe pse ka qenë pjesë e këtyre projekteve si interpretuese, ajo nuk ka qenë autore e këngëve dhe për pasojë, nuk gëzon të drejta pronësie mbi to.

Reagimi i plotë i Egli Tako:
Po duhet t’ju jap shpjegim për shkak të gjithë përkrahjes dhe dashurisë tuaj ndaj meje edhe pse s’jam autore e këtyre dy këngëve dhe s’kam të drejta mbi to.
Unë jam e ftuar në këngë njësoj si DJ Gimi O. Është një bashkëpunim ku të drejtat e projektit i takojnë autorit i cili e posedon në kanal, në rastin konkret Fifi.
Kënga është hequr për dy ditë nga platforma YouTube, në vendim të autores për shkaqe të sajat ndaj edhe nuk e kam bërë asnjë ndërhyrje apo reagim, pasi nuk janë materiale të miat dhe nuk kam përgjegjësi mbi to.
Sa për dëmtimin e dy artistëve të ftuar në këngë, në rast konkret unë dhe Gimi O, jemi njerëz dhe me pas artiste, kështu që zgjedh të jem mirëkuptuese!
Muzika mbetet e bukur, ju e keni pëlqyer ndaj dhe bie dakord në aq vendim sa më takon si e ftuar, që këngët të jenë sërish aktive e ju të mund t’i dëgjoni e t’i këndoni.
Sa për aspektin menaxherial, kam vendosur me shumë respekt reciprok me Fifin, të shoh në një spektër më të gjerë, në mënyrë që asnjëra palë të mos ndikojë tek tjetra, për sa kohë të dyja i përkasim të njëjtës fushë. Këndimit.
Në këtë mënyrë, shmangim edhe aludime apo keqkuptime të cilido lloji.
*Nuk dihet se ç’mund te këtë ndodhur mes këngëtareve por vlen të theksohet se sipas “Prive” aludohet se dyshja patën një mosmarrëveshje financiare.
© Panoramaplus.al

