9 Tetor, 2020

Fryt i dashurisë së fëmijërisë, Ed Sheeran fotografohet për herë të parë me vajzën e porsalindur


Ed Sheeran është fotografuar me vajzën e tij të porsalindur, Lyra Antarctica për herë të parë.

Baba e bijë u fotografuan në publik, 5 javë pasi bashkëshortja e Ed solli në jetë vogëlushen.

Këngëtari u fotografua mëngjesin e së enjten duke mbajtur vajzën në një mbajtëse për fëmijët teksa futej në makinë.

29-vjeçari dhe dashuria e tij e fëmijërisë, Cherry njoftuan ardhjen në jetë të vajzës së tyre me anë të postimeve në Instagram në fillim të shtatorit.

Çifti e mbajtën të fshehtë shtatzëninë e 28-vjeçares deri disa javë para lindjes së vajzës së tyre, Lyras.

“Javën e kaluar Cherry lindi vajzën tonë të bukur dhe të shëndetshme, Lyra Antarctica Seaborn Sheeran,”- shkroi këngëtari më 1 shtator. “Jemi plotësisht të dashuruar me të. Nëna dhe foshnja janë mirë. Shpresojmë të respektoni privatësinë tonë gjatë kësaj periudhe. Shumë dashuri për ju dhe do shihemi kur të vijë momenti për tu rikthyer.”

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al