Një grua e lindur pa këmbë i ka befasuar të gjithë teksa “braktisi” karrigen me rrota për të ecur me duar drejt altarit në ditën e saj të dasmës.
Rosie Babor nga Filipine kishte planifikuar të përdorte karrigen me rrota për të shkuar në altar.
Sidoqoftë, Rosie dëshironte ta përjetonte ditën e saj të martesës si çdo nuse tjetër ndaj vendosi të ecë vetë drejt altarit.
Në ditën e dasmës, ajo eci në korridorin e kishës drejt dhëndrit Mario Perez duke përdorur dorën e djathtë për të lëvizur.
Ndërsa në dorën e majtë mbante një buqetë me lule.
Ajo mbante veshur një fustan nusërie të bërë me porosi që ia bënte më të lehtë ecjen në korridor.
“Unë doja që gjithçka të ishte perfekte për martesën time, kështu që e dija se duhej të ecja vetë nëpër korridor. Kjo e bëri ditën time shumë më të veçantë, duke e kapërcyer atë vështirësi,”- tha Rosie.






