Selena Gomez pranoi se përpara se të bashkëpunonte me të fejuarin e saj, Benny Blanco , ndihej e humbur në muzikë dhe nuk ishte në gjendje të gjente drejtimin që donte të ndiqte.

Megjithatë, mbështetja dhe drejtimi i tij e çuan atë në krijimin e albumit të saj të ri, “I thash se të dua së pari”, puna e saj e parë e plotë muzikore që nga viti 2020.
Në një intervistë të përbashkët për “Rolling Stone”, këngëtarja 32-vjeçare dhe producenti 37-vjeçar kanë folur për bashkëpunimin e tyre muzikor, si dhe se si lidhja e tyre ndikoi në krijimin e albumit.
“Isha shumë e frustruar dhe konfuze se ku doja të shkoja muzikalisht ,” shpjegoi Gomez , duke shtuar se prania e Blanco në jetën e saj e ndihmoi atë të gjente përsëri frymëzimin.
“Nuk mund ta gjeja zërin tim. Natyrisht që të ndihmon ai që di pak nga muzika ”, tha ajo me humor, duke iu referuar karrierës së suksesshme të partnerit të saj në produksion muzikor.
Benny Blanco tregoi se albumi është krijuar në një ambient shumë personal dhe të mbyllur, pasi ata kanë bashkëpunuar ekskluzivisht me miqtë e tyre.
Në fakt, ai përmendi se për ta ndihmuar Gomezin të kompozonte, ai mbante gjithmonë një stilolaps pranë saj kur ajo zgjohej, në mënyrë që ajo të mund të shënonte mendimet dhe ndjenjat, të cilat më pas do t’i kthenin së bashku në këngë.
“Ishte një proces çlirues dhe terapeutik ,” theksoi ai.
Albumi i ri përfshin këngë si “Sunset Blvd”, “Scared of Loving You” dhe “Call Me When You Break Up”. Lidhur me titullin e albumit, Selena Gomez shpjegoi se është një referencë krejtësisht e vërtetë për marrëdhënien e saj me Benny Blanco .
“Është thjesht një fakt. Kap atë që ka ndodhur realisht mes nesh ”, tha ajo, duke shpjeguar se çdo këngë ka kuptim personal si për të ashtu edhe për të fejuarin e saj. “Një këngë mund të thotë dy gjëra të ndryshme për ne.”

