Aktori i njohur Elvis Pupa dhe bashkëshortja e tij Belina Pupa akuzohen për kultivimin e 43 bimëve kanabis në një banesë në Ascot Park të Australia, e ndërsa influencerja ndodhet para drejtësisë, aktori është shpallur në kërkim pasi thuhet se është arratisur.

Në mesin e reagimeve të shumta lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar edhe këngëtari Bardhi Idrizi, i cili i ka kthyer një “borxh” Elvisit, pasi ky i fundit e ka sulmuar këngëtarin teksa ka qenë pjesë e Big Brother Vip.

“Po më vjen keq me lexu këtë lajm se je nga aktorët e mi të preferum të fëmijërisë. Por le të jetë si shembull ky që bota sillet. U ngutë me fol për dikon që s’e njeh, as s’të ka dëmtu ty kurrë. E gjatë kohës së Big Brother e shkrujshe në story ‘Free Bardhi’ pa arsye, tash po ta shkruj unë ‘Free Elvis’ me arsye”, ka shkruar Bardhi në postimin e tij.
© Panoramaplus.al

